Vllatko Ilievski ka dhënë dorëheqje nga posti i anëtarit të pavarur ekzekutiv në Këshillin e drejtorëve të berzës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ilievski është fshirë nga Regjistri Qendror sipas nenit 166-b të Ligjit për letra me vlerë.
Ky person është burri i ish-ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankuloska. Ai erdhi në këtë pozitë në vitin 2013, si ish-këshillëtar në kabinetin e kryeministrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski./Telegrafi/