Pas disa ditësh të publikimit të skandalit për korrupsion brenda Komisionit për Antikorrupsion, më në fund erdhi edhe dorëheqja e kreut të komisionit, Igor Tanturovski.
Dorëheqjen e ka konfirmuar Tanturovski për 24Vesti dhe të njëjtën e ka dorëzuar tashmë në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Paraprakisht, dorëheqje ka deponuar anëtari i këtij komisioni, Goran Milenkov.
Përndryshe, për sot u paralajmëruan dorëheqje në këtë komision, dorëheqje të kërkuara nga opinioni, por edhe nga politika, siç ndodhi me kërkesën e deputetes Frosina Remenski.
Revizotri i Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) nxori se në këtë komision ka patur keqpërdorime financiare të anëtarëve, për pjesëmarrje dhe udhëtime./Telegrafi/