Pas tri dorëheqjeve të para, vjen edhe dorëheqja e Subhi Jakupit nga posti i anëtarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për Nova TV, Jakupi thotë se dorëheqja vjen për arsye morale, ndërkaq pohon se paratë do t’i kthej sërish në buxhet, pasi që sipas tij, ato para janë të qytetarëve.
Sipas tij, ky veprim duhet të jetë nxitje për të rinjtë dhe institucionet që të dijnë se duhet të ketë tërheqje nga një funksion nëse nuk ka transparencë./Telegrafi/