Shefi i personelit të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kevin Sweeney, ka dhënë dorëheqje.
Pentagoni konfirmoi se Sweeney braktisi këtë institucion, por në njoftim nuk zbuluan detajet e largimit të tij.
Sweeney si shef i kabinetit në Pentagon vitin e kaluar e emëroi sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, James Mattis.
Duke braktisur një nga pozitat kyçe në Pentagon, Sweeney paralajmëroi kalimin në sektorin privat.
Ai është zyrtari i dytë i Pentagonit që ka braktisur këtë institucion pas dorëheqjes së paradokohshme të sekretarit Mattis.
Javën e kaluar, zëdhënësja e Pentagonit, Dana White, po ashtu dha dorëheqjen kundër të cilës u ngrit procedurë disiplinore për shkak të akuzave për marrëdhënie të papërshtatshme me disa zyrtarë të caktuar të Pentagonit, për të kryer punë personale. /Telegrafi/