Site icon Telegrafi

Dorëhiqet Quza, Sokoli drejt Partizanit

Gazeta ka kontaktuar lojtarët por ata nuk kanë dashur të flasin. Në anën tjetër bojkotin e konfirmon kryetari i klubit, Heset Maliqi, i njohur me nofkën Quza. “Po, është e vërtetë që nuk kanë stërvitur. Bile jam habitur për këtë, pasi shuma e borxhit është e vogël. Iu thashë se duhet të presin edhe pak, pasi është mungesë e financave që ka ardhur për shkak të fushatave politike të partive. Në pyetje janë premia në vlerë nga 150 euro dhe disa para të rrugës”, deklaroi Quza për Arenën.

Ai befasohet se si klubet tjera u kanë borxh edhe më të madh dhe lojtarët nuk bojkotojnë stërvitjet. “Është e çuditshme sepse ka ndodhur me pas vonesa vetëm tri deri pesë ditë. Ajo që po më shqetëson më së shumti është humbja e besueshmërisë së ndërsjellët. Ne biseduam me ta, por futbollistët nuk pranuan. Problemet me paga janë normale, pasi që ky është biznes”, shtoi ai. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version