Site icon Telegrafi

Dorëhiqet Osman Ejupi pasi punësoi katër fëmijët në Telekom

Ka dhënë dorëheqje nga Bordi i Telekomit të Kosovës, Osman Ejupit i cili punësoi në këtë ndërmarrje katër fëmijët e tij.

Ai në letrën e dorëheqjes ka thënë se ka punuar me përgjegjësi të lartë nga prilli i 2018, e deri më tash si Anëtar i Borit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës.

“Përmes kësaj letre ofroj dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm nga pozita e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, Sh.A. Ka qenë përgjegjësi e lartë dhe privilegj të ushtroj funksionet e Anëtarit të Borit të Drejtorëve nga prilli 2018 dhe edhe njëherë u ri-siguroj se funksionin tim si anëtar i Bordit e kam ushtruar me përgjegjësi, profesionalizëm dhe në secilin rast për interesin më të mirë të Telekomit të Kosovës. Sikurse është e dokumentuar në të gjitha minutat e takimeve të Bordit të Drejtoreve dhe Vendimet e marra, duke përfshirë edhe rastet shumë të ndjeshme të trashëguara në Telekomin e Kosovës”, theksohet në letrën e dorëheqjes së Osman Ejupit.

Kryetarja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri e ka konfirmuar për Telegrafin dorëheqjen e Osman Ejupit. “Po e kemi marrë letrën e Dorëheqjes nga të qenurin anëtar i Bordit të Telekomit të Kosovës, nga Osman Ejupi”, ka thënë Shatri. /Telegrafi/

Exit mobile version