Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), mbrëmë vendosi tërheqjen e ministrave të saj nga qeveria, një vendim i papritur për askënd, ndërkaq pritet që sot të njoftojë publikisht për vendimin e marrë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Tërheqja e ministrave tashmë u bë edhe konkretisht. Njëri nga ministrat e BDI-së, ai i arsimit dhe shkencës, Abdilaqim Ademi, në profilin e tij në Facebook ka publikuar dokumentin e dorëheqjes së tij të parevokueshme, duke u bazuar në vendimin e partisë të cilës ai i takon./Telegrafi/