Përmes një njoftimi në rrjetet sociale është bërë e ditur se është dorëhequr kryesia e klubit të BKT Superligës së Kosovës në futboll, Drenica.
“Kryesia e klubit sot, pas situatës të krijuar në klub ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i klubit”.
“Dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t’i përmbushur obligimet e klubit”.
“Që nga sot, klubi është i hapur për të gjithë të interesuarit për të mbështetur klubin dhe për të investuar në klub, për të çuar klubin përpara”.
“Kryesia falënderon Komunën e Skenderajt, bizneset, donatorët, sponsorët, stafin, lojtarët, punëtorët e klubit, tifozët dhe gjithë qytetarët e Skenderajt për mbështetjen gjatë kësaj kohe. Me Respekt kryetari, Mustaf Bajraktari”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e klubit në Facebook.
Ndryshe, Drenica është e katërta në renditjen tabelore në BKT Superligën e Kosovës në futboll dhe ka vetëm katër pikë më pak se lideri Ballkani.