Telegrafi

Dorëhiqet Kotzias, udhëheqjen e MPJ-së greke e merr Tsipras

Ministri për Punë të Jashtme në Greqi, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqje dhe e njejta është pranuar nga kryeministri Alexis Tsipras.

Sipas Kathimierinit Kotzias ka dhënë dorëheqje pasi është ndjerë i pambrojtur nga kryeministri pas akuzave të ministrit të mbrojtjes Panos Kammenos i cili e ka quajtur si “të pa aftë për të mbajtur sekrete” dhe si “njeri i George Soros”.

Mësohet se me udhëheqjen e ministrisë së punëve të jashtme do të merret kryeministri Tsipras i cili për të shpëtuar marrëveshjen me Maqedoninë që njihet si “Marrëveshja e Prespës”, përcjell Telegrafi.

Përndryshe, Kotzias ka qenë nënshkrues i kësaj marrëveshje më 17 qershor të këtij viti, së bashku me Nikolla Dimitrov, homologun e tij nga Maqedonia. /Telegrafi/