Pas kryetares së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sakos e cila dha dorëheqje, është dorëhequr nga posti edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit, Etleva Kondi.
Ajo u emërua në krye të detyrës rreth dy muaj më parë.
Dorëheqja e kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Sakos dhe nënkryetares vjen në një situatë ku qyteti i Durrësit është shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ndërkohë postin e kreut të bashkisë së Durrësit e mori Zhyljen Varfaj.
Varfaj mbante postin e zëvendëskryetarit prej 12 vitesh. Dhe tani ai do mbajë postin deri në momentin që do vendoset data për zhvillimin e zgjedhjeve të reja për kryebashkiak. /Ora News/