Telegrafi

Dorëhiqen dy drejtorë në Klinikat e Shkupit, dyshohen për keqpërdorime të shumta

Ministria e Shëndetësisë informon se pas kërkesës së ministrit, sot dorëheqjet i kanë dorëzuar dy drejtorë të klinikave univarsitare të Shkupit.

Bëhet fjalë për drejtoreshën e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve Aspazija Sofijanova dhe drejtorit të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nikolla Vasev.

Nga MSH thonë se pas procedurave të rregullta, opinioni do të informohet në kohë për emërimin e drejtorëve të rinj.

Ndryshe, ditëve të fundit për këta dy drejtorë janë raportuar skandale të ndryshme. Nikolla Vasev dyshohet për skandale të terapive të pacientëve me kancer, ndërsa Sofijanova për keqpërdorime të vet nënshkrimit të pagave dhe mëditjeve për kujdestaritë, e cila dyshohet se nuk i ka zbatuar fare në Klinikën për sëmundje të fëmijëve./Telegrafi/