Shefi operativ i kompanisë Thorsten Heins u emërua president dhe drejtor ekzekutiv i RIM, kompanisë e cila vazhdimisht ka qenë duke humbur pjesëmarrje të rëndësishme në tregun e telefonave të mençur mobil, kryesisht nga rivalët si Apple iPhone dhe telefonat e mençur që mbështeten nga platforma mobile e Google, Android.
"Në çdo kompani të suksesshme, vjen një kohë kur themeluesit e shohin nevojën për ta kaluar shkopin në udhëheqje të re" tha Lazaridis në një deklaratë për media të dielën. / Telegrafi /