Site icon Telegrafi

Dorëheqjet e ministrave të BDI-së do të konstatohen ditën e hënë?

Burime partiake nga BDI për ”24Vesti” thonë se ditën e hënë, në mbledhjen e Kuvenduit, në rend dite do të jenë dorëheqjet e ministrave të BDI-së, të cilat kryetari Trajko Veljanovski duhet t’i konstatojë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe burime nga Kuvendi thonë se të hënën pritet që dorëheqjet e funksionarëve të BDI-së të jenë në rend dite, dorëheqje që tashmë janë dorëzuar te kryeministri teknik, Emil Dimitriev.

Ndryshe, vendimi i BDI-së për tërheqje të ministrave dhe dalje nga qeveria erdhi pas publikimit të bisedave private, ku përmenden funksionarë të lartë partiak të saj./Telegrafi/

Exit mobile version