Goran Milevski ka dorëzuar tashmë dorëheqjen e tij.
Ajo u është dërguar shërbimeve dhe e njëjta do t’i dorëzohet Arkivit të Qeverisë.
Këtë e konfirmoi për TV21, Goran Milevski tashmë ministër në largim, i cili paraprakisht paralajmëroi se do të tërhiqet nga pozita e kryetarit të partisë PLD.
Largimi i tij nga politika, siç sqaron, është për arsye personale.
Kjo është dorëheqja e parë në qeverinë e Kovaçevskit.
Si ministër për vetëqeverisje lokale përflitet emri i Risto Penovit ndërsa brenda partisë po udhëhiqen bisedime që ai ta pranojë funksionin e ministrit.
Pas largimit të Milevskit gjithnjë e më të zëshme janë paralajmërimet për rikonstruktim të mundshëm të qeverisë.
Nga LSDM-ja thonë se nëse do të ketë rikonstruktim, do të vendosë qeveria.