Kryeministri Edi Rama ka gjetur mënyrën e tij për t’iu kundërpërgjigjur dorëheqjes së disa mjekëve të Urgjencës në QSUT, të cilët refuzuan të vazhdonin punonin në kushtet e mungesës së medikamenteve, shtretërve, ngarkesës së madhe.
Rama u ka uruar mirëmëngjes sot qytetarëve duke u dëftuar se Urgjenca ka me dhjetëra mjekë që po punojnë aktualisht në terren, në zonat e përmbytura, atje ku ndodhen të evakuuarit
“Me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /Telegrafi/