Telegrafi

Dora robotike që do të ndihmojë në transportimin e mostrave të dheut nga Marsi në Tokë

Agjencia hapësinore evropiane ESA do të përdorë një dorë robotike në misionin e transportimit të mostrave të dheut nga Marsi në Tokë, është bërë e ditur nga kjo organizatë.

“Fjala është për një dorë robotike 2,5 metra e gjatë që do të merr dhe të çmuar nga tubat e mbushur në Mars dhe do t’i transferojë në një raketë për një dërgesë historike ndërplanetare”, thuhet në njoftimin për shtyp, transmeton Telegrafi.

Roboti, i quajtur Sample Transfer Arm ose STA, është në fakt autonom dhe shumë i besueshëm, duke e bërë atë ideal për misionin e tij unik.

“Roboti mund të kryejë një sërë lëvizjesh me shtatë shkallë me ndihmën e dy kamerave dhe një sërë sensorësh. Ka një kapëse të ngjashme me një dorë, e cila mund të kapë dhe trajtojë “tubat” e mostrës në kënde të ndryshme”, u tha nga ESA.

Dora robotike nuk është ende në Mars, por ESA thotë se së shpejti do të “zbarkojë” në Planetin e Kuq për të marrë mostrat e dheut, që roveri i NASA-s Perseverance po i mbledh aktualisht.

Krahu ka aftësinë të ‘shoh, ndjejë dhe marrë vendime autonome’, si dhe të heqë tubat nga roveri, t’i heqë nga toka dhe t’i vendosë në një enë dhe më pas të mbyllë kapakun përpara se të niset nga Marsi.

Roveri Mars Perseverance festoi përvjetorin e tij të parë në Planetin e Kuq shkurtin e kaluar, pasi u nis në 18 shkurt 2021. Vlera e tij është 2.7 miliardë dollarë. /Telegrafi/