Telegrafi

Dora e Vladimir Putinit është filmuar duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar, në një video të re

Shëndeti i Vladimir Putinit është sërish nën mikroskop pasi u shfaqën pamjet që shfaqnin atë duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar.

Udhëheqësi rus është përfolur prej kohësh se ka fshehur një gjendje të rëndë, ndoshta Parkinson, në mes të agresionit rus në Ukrainë, shkruan Metro.co.uk, përcjell Telegrafi.

Por pamjet e reja të një takimi mes tij dhe aleatit të tij bjellorus Aleksandr Lukashenko në Kremlin tregojnë se Putini e mban krahun në gjoks në një përpjekje të dukshme për të ndaluar “dridhjen e dhunshme të dorës”.

Lexo po ashtu Putin përmend sërish Kosovën, tenton ta krahasojë me agresionin e tij ushtarak në Ukrainë

Këmba e tij gjithashtu dukej se po i dridhej përpara se të ecte në mënyrë të sikletshme drejt Presidentit të Bjellorusisë, më 18 shkurt, përpara se të fillonte agresioni në Ukrainë.

Sipas mediumit britanik, 69-vjeçari duket i paqëndrueshëm në këmbë dhe gishti i madh duket se ka “lëvizje të pakontrolluar”.

Visegrad24, i cili publikoi fillimisht pamjet në internet, pretendoi se ishte “ndoshta videoja më e qartë e diçkaje që nuk shkonte me shëndetin e Putinit”, raportoi Daily Express. /Telegrafi/