Site icon Telegrafi

“Dopingohen dhe marrin steroide basketbollistët e NBA-s!”

Trajneri legjendar amerikan George Karl shkroi autobiografinë personale ku ka zbuluar se basketbollistët e NBA-s dopingohen dhe marrin steroide.

Libri me titullin ” Furious George: My Forty Years Surviving NBA Divas, Clueless GMs, and Poor Shot Selection” zbulon detajet rreth karrierës dhe marrëdhënieve me lojtarët.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth NBA-s

Ai shpjegoi se basketbollistët dopingohen përmes hormoneve rritës, por edhe zgjasin karrierën me mjete të ndryshme të paligjshme, transmeton Telegrafi.

“Lojtarët dopingohen. Le të ma shpjegojë dikush se si është e mundur që disa basketbollistë janë të freskët dhe të përgatitur fizikisht edhe në moshën 35-vjeçare? Si shërohet shumë shpejt prej lëndimeve? Pse shkojnë jashtë sezonit në Gjermani?”, ka shkruar ndër të tjerash në libër Karli.

Ky i fundit gjatë karrierës si trajner, ndër të tjera, ka udhëhequr Cleveland Cavaliers, Golden State Warriors, Seattle SuperSonics, Denver Nuggets, por edhe dy herë Real Madridin. /Telegrafi/

Exit mobile version