Dy anëtarët e labelit “PINT”, Lluni dhe Semiautomatik, kanë publikuar projektin e ri muzikor.
“Dope Man” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë lansuar në platformën YouTube në versionin ‘audio’.
Tekstin e kanë shkruar vet reperët, ndërsa për producimin është përkujdesur K-Master & Strike Beats.
Miksimin dhe masterizimin e ka bërë ‘Pressplay’ dhe i tërë projekti është punuar në studion e “PINT”.
Të dy reperët vijnë me një interpretim të mahnitshëm, të cilët për pak kohë në skenë kanë arritur të marrin gjithë vëmendjen e publikut.
Kjo këngë njëherësh është pjesë e albumit “United State of Albania” që u publikua në shkurt të vitit të kaluar.
“PINT” tash e disa vite ruan epitetin si një nga label-at më produktivë në Kosovë. /Telegrafi/