Telegrafi

Donte të shiste mend me një truk, për pak sa nuk u bë femër! (Video)

Djaloshi kinez që e ka ndezur cigaren në një gotë me alkool të ndezur, ka dashur të tregojë një aftësi të tij.

Por, gjërat nuk kanë shkuar si duhet, sepse materia e lëngshme i është derdhur në pantallona, mu tek organi gjenital.

Në videon e xhiruar, ai dëgjohet duke bërtitur, ndërsa zjarri i shpërndahej nëpër gjithë mesin e trupit, transmeton Telegrafi.

Meqenëse ai largohet nga kuadri, nuk dihet se si i ka fikur flakët, apo çfarë shkalle të djegiesh ka marrë. Sidoqoftë, ai u bë i famshëm në rrjetet sociale. /Telegrafi/