Telegrafi

Donte të bënte shaka me të dashurën, ajo i jep dajak (Video)

Ky djalë nuk e kishte menduar reagimin e të dashurës së tij, kur zgjodhi të bëjë një shaka duke e bërë xheloze.

Teksa në këtë video çifti shihet shtrirë pranë njëri-tjetrit, duke biseduar, djali i thotë të dashurës se do shkonte në shtëpinë e një tjetër femre për t’i rregulluar shtratin.

E dashura 22-vjeçare reagoi me zemërim, duke e dhunuar.

Djali kishte vendosur edhe kamerën përballë shtratit për të filmuar skenën të cilën nuk e priste.

Edhe pse u dhunua, filmimin e postoi në rrjetet sociale, ku ka marrë një mbështetje të gjerë në internet.

Komentuesit kanë reaguar me tërbim duke pretenduar se nëse rasti do të ishte e kundërta, pra nëse djali do dhunonte vajzën për të njëjtën gjë, do të quhej ‘dhunë në familje’.