Site icon Telegrafi

Donte të bënte ‘selfie’, kafshohet keq nga krokodili (Foto)

Benetulier Lesuffleur nga Franca, ka qenë duke e vizituar Parkun Nacional Kho Yai në Tajlandë, kur e ka parë një krokodil që kishte dal në breg të liqenit.

Turistja 46-vjeçare, i ka injoruar shenjat paralajmëruese dhe është afruar te reptili gjigant, në përpjekje që të bëjë ‘selfie’, transmeton Telegrafi.

Por, në vend të fotografisë së dëshiruar, ajo ka marrë kafshime të mëdha në këmbë, gjoks dhe shpinë.

Në imazhet e postuara më poshtë, shihet gruaja e mbështjellë me fasha, teksa bartet deri te autoambulanca.

Mësohet se pas intervenimit mjekësor, gjendja saj është e mirë, ndërsa është duke e marrë vetëm pas rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version