Një amerikane nga Kalifornia ka vendosur të shesë veturën e saj të vjetër për një veturë, prodhim i vitit 1996 për vetëm 499 dollarë.
Dhe në mënyrë që të ketë sukses kjo shitje, përcjell Telegrafi, Max Lanmen, i dashuri i saj i ofroi një reklamë.
Pasi që vetura ka të kaluara tashmë 227.070 km, pronarja ka vendosur një çmim (fillestar) prej vetëm 499 dollarë.
Lanmen e përdori talentin e tij dhe bëri një shpallje e cila për një kohë të shkurtër u bë shumë popullore, kështu që vetë çmimi i veturës filloi të rritej.
Oferta e fundit për veturën thuhet të ketë arritur në hiq më pak se 100 mijë dollarë. /Telegrafi/