Telegrafi

Donte ta merrte telefonin që i ra, tërë natën mbeti me dorën e ngecur në guaskën e tualetit (Foto)

Një burrë i paemëruar nga Huizhou i Kinës, ka mbetur me dorën e ngecurën në guaskën e tualetit, duke provuar ta kapte telefonin që i kishte rënë brenda.

Ky njëri që jeton vetëm, e ka kaluar natën duke bërtitur, por nuk e ka dëgjuar askush, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, në orët e hershme të mëngjesit, atë e ka dëgjuar një fqinj dhe ka kërkuar ndihmë.

Zjarrfikësit është dashur ta thyejnë guaskën e sheshtë, për t’ia liruar dorën. /Telegrafi/