Një burrë i paemëruar nga Huizhou i Kinës, ka mbetur me dorën e ngecurën në guaskën e tualetit, duke provuar ta kapte telefonin që i kishte rënë brenda.
Ky njëri që jeton vetëm, e ka kaluar natën duke bërtitur, por nuk e ka dëgjuar askush, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, në orët e hershme të mëngjesit, atë e ka dëgjuar një fqinj dhe ka kërkuar ndihmë.
Zjarrfikësit është dashur ta thyejnë guaskën e sheshtë, për t’ia liruar dorën. /Telegrafi/