Telegrafi

Donnarumma i zhgënjyer nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve, komenton edhe kualifikimin e Milanit

PSG është eliminuar sërish në fazë të hershme nga gara më e madhe evropiane për klube, Liga e Kampionëve.

Parisienët janë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë nga Bayern Munich me rezultat 2-0, derisa të parën në Parc de Princes kishin triumfuar gjithashtu gjermanët 0-1.

Portieri italian i PSG, Gianluigi Donnarumma ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke thënë se duhej të bënin më shumë.

“Për fat të keq, Liga e Kampionëve është kështu, në pjesën e parë duhej të bënim më shumë sepse kishim shanset. Më pas për një gabim pësuam gol”.

“Është një zhgënjim i madh, jemi të mërzitur dhe tani duhet të përpiqemi të shohim përpara sepse kemi ende kampionatin, por sonte jemi shumë të zhgënjyer”, tha Donnarumma.

Tutje portieri italian foli edhe për zgjedhjen e tij për tu transferuar te PSG, teksa ka thënë se nuk pendohet për një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Pioli pas kualifikimit në çerekfinale: Milani jeton për këtë garë, bukur të ëndërrosh

“Jam krenar për zgjedhjen time, jam plotësisht brenda këtij klubi dhe nuk ka pasur asnjëherë dyshimin më të vogël, asnjë mendim të dytë”.

“Unë jam krenar që e vesh këtë fanellë. Fatkeqësisht Liga e Kampionëve vendoset nga detajet, humbisni një top dhe pësoni një gol. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe fatkeqësisht kështu ndodhi sonte. Tani le të ngremë kokën dhe të ecim përpara”.

Lexo po ashtu Bayern Munich kalon në epërsi ndaj PSG-së, shënon Choupo-Moting

Krejt në fund ai foli edhe për kualifikimin e Milanit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Kualifikimi i Milanit një shenjë e madhe për futbollin italian, jam i lumtur për ish-shokët e mi”, përfundon portieri. /Telegrafi/