Gianluigi Donnarumma ka thyer heshtjen e tij pas një natë të shëmtuar që nuk e priste kur u fye nga tifozët e Milanit.
18-vjeçari italian ishte duke qarë pas protestave nëpërmjet banderolave dhe këngëve në ndeshjen e mbrëmshme (e mërkurë) të Kupës së Italisë ndaj Hellas Verona në San Siro.
Por, pa kaluar mirë një ditë e plot, Donnarumma ka folur rreth kësaj çështje duke theksuar se nuk e priste ofendimin, pasi asnjëherë nuk ka deklaruar rreth dhunës për ta nënshkruar kontratën.
“Ishte një natë e shëmtuar që nuk e prisja!”, ka shkruar fillimit Donnarumma në profilin e tij privat në Instagram.
“Asnjëherë nuk kam thënë, as kam shkruar, se isha nën dhunë morale kur nënshkrova kontratën”.
“Përkundër gjithë kësaj, unë shoh përpara me mendjen time në ndeshjen e ardhshme … Forza Milan!”, përfundoi talenti italian.
Ka pasur njoftime se agjenti i Donnarummas, Mino Raiola i dërgoi avokatëve të Milanit një letër që përpiqej të shfuqizonte kontratën e nënshkruar gjatë verës, duke sugjeruar se ai ishte nën presion psikologjik dhe “dhunë morale” nga klubi.
Kjo u reflektua në flamurët e mbajtur nga ultrasit e Milanit përpara ndeshjes: “Dhuna morale, 6 milionë euro në vit dhe nënshkrimi i një vëllai parazit? Tani shkoni, durimi ynë ka përfunduar!. /Telegrafi/