Telegrafi

Donnarumma synon shiritin e kapitenit

Gianluigi Donnarumma e ka të qartë të ardhmen e tij.

Portieri 17-vjeçar i Milanit ka deklaruar në një intervistë për “La Stampa” se nuk do të ketë probleme për rinovimin e kontratës me kuqezinjtë.

“Për kontratën mendon agjenti im Mino Raiola dhe nuk mendoj se do të ketë probleme. Luaj në skuadrën e zemrës, për të cilën kam bërë tifo gjithmonë dhe nuk kam çfarë dua më shumë”, deklaroi adoleshenti.

Kur u pyet se si e imagjinonte veten 38 vjeç, ai tha “Shpresoj të jem ende duke luajtur dhe uroj që pas 10 vitesh të jem kapiten i Milanit”. /Telegrafi/