Mediat italiane raportojnë se Gianluigi Donnarumma mund të jetë gati të shkarkoj agjentin e tij Mino Raiola, pasi agjenti dhe familja e portierit të Milanit kanë pikëpamje të ndryshme.
18-vjeçari hodhi poshtë një kontratë të re me vlerë pesë milionë euro në sezon, pasi Raiola i tha mediave se drejtuesit Rossonerë po e “kërcënonin” dhe “ngacmonin” klientin e tij.
Gjatë ditëve të fundit, klubi dhe trajneri Vincenzo Montella – që vizitoi personalisht familjen e Donnarummas në qytetin e tyre të përbashkët Castellammare di Stabia – kanë vënë një ofensivë për të fituar lojtarin.
Sipas Mediaset Premium, kjo më shumë e zemëroi Raiolan, i cili dërgoi sot në Poloni kushëririn e tij Enzo (pjesë e agjencisë së tij) për një takim me Donnarumman, para Italia përgatitej të përballet me Gjermaninë në Kampionatin Evropian nën 21 vjeç.
Është raportuar se Enzo Raiola do t’i tregojë lojtarit se nuk ka lajme nga Milani dhe ta shtyjë atë drejt Real Madridit.
Nëse familja dhe Raiola vazhdojnë të kenë pikëpamje të tilla të kundërta se si të përparojnë, është gjithnjë e më e mundshme që Donnarumma të ndahet me agjentin dhe të kërkojë agjent të ri.
Nuk do të ishte hera e parë, pasi Raiola u përpoq të inkurajoj edhe Marek Hamsikin të largohet nga Napoli disa vite më parë, por ai refuzoi dhe punësoi një agjent tjetër. /Telegrafi/