Telegrafi

Donnarumma përballet me zvogëlim page për të mbetur te Milani

Gianluigi Donnarumma (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

Gianluigi Donnarumma përballet me faktin se duhet të pranojë një zvogëlim të pagës për të qëndruar te Milani.

Pavarësisht se është 20 vjeç dhe konsiderohet ndër portierët më të mirë të rinj në botë, Donnarumma mund të detyrohet të largohet nga San Siro.

E gjithë kjo pasi, portieri i talentuar italian duhet të zvogëlojë pagën e tij nëse dëshiron të vazhdojë me Rossonerët.

Lexo po ashtu Lojtarët më të paguar italianë – nga El Shaarawy deri te Chiellini

Sipas mediumit Sportmediaset, pronarët e Milanit, Elliott Menagment, nuk janë të kënaqur me pagën prej gjashtë milionë eurosh të portierit pasi tejkalon nivelin e pagave të tyre.

Gianluigi Donnarumma (Foto: Getty Images/Guluver)

Si e tillë, Donnarumma përballet me mundësinë që të mbetet te Milani vetëm në rast se vendos të zvogëlojë pagën e tij.

Marrëveshja aktuale e portierit italian ështe e vlefshme deri në verën e vitit 2021. /Telegrafi/