Telegrafi

Donnarumma i papërmbajtshëm pas humbjes nga Napoli, reagoi ndaj bankës së Partenopei

(Foto: Screenshot/SempreMilan)

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, nuk i ka përmbajtur emocionet pas humbjes (1-0) nga Napoli, ashtu që ka reaguar ndaj bankës së ekipit vizitor.

Il Corriere dello Sport bën të ditur se gardiani italian ka bërtitur në drejtim të pjesëtarëve të Partenopei, para se të ndërhynte Lorenzo Insigne për ta qetësuar bashkëkombësin e tij, të cilin e ka shoqëruar jashtë fushe.

Rossonerët e humbën ndeshjen e me golin e vetëm të shënuar nga Matteo Politano dhe mbetën nëntë pikë prapa Interit në garën për titull.

(Foto: Screenshot/Fox)

Sfida u shoqërua me kundërthënie e sidomos me një kërkim penalltie nga Milani, por edhe me ndërhyrjen e rëndë të Victor Osimhen në Theo Hernandez, si dhe përjashtimin e Ante Rebic me karton të kuq.

Lexo po ashtu Mund të pasojë dënimi i rëndë për Theo Hernandezin - francezi mbuloi fytyrën e gjyqtarit me 'emoji' të pakëndshëm

Donnarumma e ka shfryrë zemërimin e tij në drejtim të bankës së Napolit pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

“Ju jeni një bend muzikor”, është dëgjuar t’i ketë thënë portieri trajnerit ekipor të Partenopei.

As Theo Hernandez nuk e ka mbajtur hidhërimin e tij, si në fushë ashtu edhe në rrjetet sociale dhe për këtë veprim mund të ndëshkohet. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/SempreMilan)