Site icon Telegrafi

Donnarumma: Objektivi i Milani është një vend që dërgon në LK

Gianluigi Donnarumma gjatë ndeshjes mes Napolit dhe Milanit (Foto: Getty Images)

Gianluigi Donnarumma ka shprehur dëshirën e tij që të kthejë Milanin dhe Përfaqësuesen e Italisë në majat e futbollit botëror.

Portieri italian tha se kuqezinjtë ka një skuadër shumë të mirë dhe shpreson në një vend që dërgon në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Jemi një grup i shkëlqyer”, ka thënë Donnarumma për Sky Sport Italia.

Gianluigi Donnarumma para stërvitjes së Italisë (Foto: Getty Images)

“Ne donim shumë suksesin ndaj Romës. Objektivi ynë është të kthejmë Milanin aty ku e ka vendin, që është Liga e Kampionëve dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë”.

“Unë gjithmonë i pranoj kritikat, jam djalë i qet që jep gjithçka në stërvitje”.

“Leonardo, Maldini dhe Kaka? Është shumë emocionuese t’i shikosh ata së bashku”.

“Fillimisht ata të fusin paksa frikën, por pastaj të japim një motiv të madh për të bërë mirë”.

“Skuadra kombëtare? Është gjithmonë mirë për t’u kthyer këtu, ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kthyer Italinë në rrugën e duhur”, ka shtuar Donnarumma. /Telegrafi/

Exit mobile version