Site icon Telegrafi

Donnarumma një dështim në Kampionatin Evropian për 21 vjeç

Duhet të ishte një pikë e fortë e kombëtares italiane për 21 vjeç, por Gianluigi Donnarumma doli dështim i madh.

Portieri i ri i Milanit që shihet si pasardhës i Buffonit nuk ka shkëlqyer dhe përkundrazi ka dështuar.

Ai ka pësuar plot 6 gola në katër ndeshje, edhe pse në drejtim të portës së tij kishte vetëm 10 gjuajtje.

Një mesatare tepër e lartë e pranimit të golave për një portier të nivelit të tij.

Ai bëri gabime të dukshme në ndeshjen ndaj Republikës Çeke ku Italia pësoi 3-1.

Donnarumma në ndeshjen e parë

Numër të njëjtë të golave pësoi edhe kundër Spanjës ku në të paktën në dy prej tyre ai duhet të kishte reaguar më mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version