Site icon Telegrafi

Donnarumma në dilemë të madhe për të ardhmen

Gianluigi Donnarumma (Foto: Getty Images/Guliver)

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma duhet të zgjedhë midis besnikërisë së tij për Rossonerët dhe ambicies së tij.

Zgjatja e diskutueshme e kontratës së Donnarumma në 2017 është vendosur të skadojë në qershor të 2021 dhe lojtari ende nuk është dakord për kushtet e reja.

Asnjë marrëveshje nuk do të thotë që Milani do të duhet të marrë para në këtë verë për të mos rrezikuar humbjen e italianin me parametra zero.

Lexo po ashtu Juventusi dhe Milani mendojnë shkëmbimin Bernardeschi-Donnarumma

Gigio ka qenë gjithmonë një lojtar i Milanit dhe vazhdimisht ka shprehur dashurinë e tij për kuqezinjtë, por klubet më konkurruese po e ndjekin nga afër situatën e tij, duke krijuar trazira në Casa Milan.

Sipas Gazzetta dello Sport, negociatat e kontratës janë aktualisht në ngërç dhe klubi e di se sa e rëndësishme do të ishte arritja e një marrëveshje me portierin.

Milani është i vetëdijshëm se një shitje këtë verë mund të jetë opsioni i vetëm dhe frika se çmimi mund të ketë rënë në rreth 25-30 milionë euro, për shkak të situatës së kontratës së lojtarit dhe krizës aktuale financiare në futbollin botëror.

Lexo po ashtu Chelsea rivalizon klubet e mëdha për transferimin e Donnarummas

Me Milanin në vendin e shtatë në Serie A dhe akoma në rrezik për të humbur një vend në Evropë sezonin e ardhshëm, Donnarumma mund të mendonte të shkonte drejt një mjedis më konkurrues.

Liderët e Juventusit janë të lidhur me italianin, por edhe klubet e tjera të mëdha në Evropë janë përmendur gjithashtu si kërkues të mundshëm për 21-vjeçarin. /Telegrafi/

Exit mobile version