Site icon Telegrafi

Donnarumma i mungon Milanit në çerekfinale të Kupës së Italisë

Gianluigi Donnarumma do mungojë në ndeshjen e radhës të Kupës së Italisë, pas protestave që bëri dje.

Portieri i Milanit nuk ishte në fushë dje në fitoren ndaj Torinos, por u ndëshkua me të kuq pas protestave të shumta pas një vendimi kundër Rossonerëve.

Donnarumma kërkoi penallti për Rafael Leao, që dje u faulua nga portieri i Torinos, Vanja Milinkovic-Savic.

Milani fitoi dje në penallti 5 – 4 dhe ia doli të kualifikohet në çerekfinale, por do jenë pa Donnarumman.

Sidoqoftë, suspendimi nuk do këtë efekt në ndeshjen e radhës të Seria A kundër Cagliarit. /Telegrafi/

Exit mobile version