Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma theu heshtjen e tij dhe mohoi se ka shkarkuar agjentin Mino Raiola.
Gjatë 24 orëve të fundit kishte pasur raporte të shumta që Donnarumma ishte i përgatitur për të shkarkuar Raiolan dhe për të rinovuar kontratën me Rossonerët pas tensionit midis familjes së tij dhe agjentit.
Megjithatë, këtë pasdite, 18-vjeçari i talentuar italian më në fund e përfundoi heshtjen e tij në lidhje me këtë temë, duke postuar në profilin e tij në “Twitter”
“#Donnarumma #Raiola: Dje, Sot dhe Nesër!”, ka shkruar Donnarumma, përcjell Telegrafi.
Kjo duket se do të përjashtojë mundësinë dhe shanset e një ribashkimi të tij me Milani, ndërsa tani mbetet për t’u parë nëse Donnarumma do të mbetet për vitin e fundit të kontratës së tij ose do të detyrojë një transferim diku tjetër.
Real Madridi janë favoritët, edhe pse Paris Saint-Germain dhe Juventusi janë gjithashtu shumë të interesuar për shërbimet e italianit. /Telegrafi/
#Donnarumma #Raiola
Ieri , Oggi e Domani !!— GIANLUIGI DONNARUMMA (@donnarumma) June 25, 2017