Site icon Telegrafi

Donnarumma ‘mbulohet me para’ – tifozët e Milanit shpërthejnë në San Siro ndaj portierit

Ultrasit e Milanit jo vetëm që shtypën ‘një milion’ kartëmonedha false për t’ia hedhur Gianluigi Donnarummas, ata gjithashtu shkruan një letër të hapur se pse ndihen kaq të tradhtuar nga kalimi i tij në PSG.

Ky është rikthimi i tij i parë në stadium si kundërshtar që nga largimi si lojtari lirë për t’iu bashkuar PSG-së në verën e vitit 2021, kur ai refuzoi një kontratë të re.

Ai u prit me tallje të forta dhe thirrje fyese gjatë ngrohjes dhe kur nisi ndeshja.

https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1721981462163976310

Duke shpërndarë mijëra kartëmonedha false, ultrasit e Milanit gjithashtu i shkruan një letër të hapur Donnarummas në fanzinën e tyre.

“I dashur mercenar… Duke qenë ëndërrimtarët romantikë që jemi, ne Milanistët prisnim që Gianluigi Donnarumma të sillej si një tifoz i deklaruar i kuqezinjve. Prisnim mirënjohje nga dikush që si ne tha se kishte vetëm Milanin në zemër, ndonëse i vetëdijshëm se në futbollin e sotëm është e vështirë t’i rezistosh thirrjeve të caktuara”, thuhej në letrën e tyre.

“Me siguri edhe Milani meritonte njohjen nga Donnarumma për gjithçka që klubi kishte bërë për të, pasi e zgjodhi atë, e rriti dhe nisi karrierën e tij në Serie A. Milani, i cili në vitet kur negocionte me Donnarumman ishte në vështirësi financiare, mund të kishte fituar një shumë të rëndësishme nga shitja e tij, nëse nuk do të ishte përpjekur në çdo mënyrë të largohej si lojtar i lirë”.

“Nëse ai do ta kishte lejuar Milanin të fitonte nga shitja e tij, Donnarumma do të kishte treguar njohjen dhe madje dashurinë e tij për Diavolon, megjithëse në një mënyrë të pazakontë, për të falënderuar ata që realizuan ëndrrat e tij të fëmijërisë”.

“Por, historia shkoi në një mënyrë tjetër nga ajo që shpresonim dhe meritonim, pasi na çuan për një udhëtim, me Milanin që u detyrua të hiqte dorë nga një investim për të cilin kishte punuar”.

“Për sonte ne shtypëm një milion kartëmonedha false për t’i hedhur në Donnarumma. Nëse portieri është nën Curva Sud në pjesën e parë, në minutën e 10- të për të shënuar 10 milionët që mori për të shkuar në Paris, ne do të hedhim”.

“Nëse Donnarumma është nën Curva Sud në pjesën e dytë, do të jetë pak para rifillimit të lojës”, thuhej më tej në letrën e tyre.

Ultrasit theksuan se paratë e mbledhura nga këto dollarë të printuara do t’i përdorin për t’i dhënë shkollave lokale të futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version