Site icon Telegrafi

Donnarumma kritikohet nga mësuesja, por mbrohet nga ministrja e arsimit dhe tifozët e Milanit që e quajnë mësuesen tifoze të Interit

Problemet për Donnaruman nuk kanë të ndalur. Pas rinovimit që po vonon dhe zhurmës që është bërë, evropianit ku nuk tregoi formë të mirë, vjen edhe mungesa në provime.

Djaloshi i ri është kritikua nga mësuesja e tij për mungesë në provime për të shkuar në pushim.

“Kjo sjellje prezanton një mungesë serioze të respektit për shkollën, komisionin dhe studentët tjerë të përfshirë në këto provime”.

Donnarumma në pushime me të dashurën

“Zotëri Donnarumma ka kërkuar që t’i jepet kohë shtesë për provimet. Ministria e Arsimit tenton t’i inkurajojë ata që janë në sport, por që duan të vazhdojnë të studiojnë”, ka thënë kryetarja e komisionit Elda Frojo.

Një reagim ka ardhur edhe nga ministrja e Arsimit, Valeria Fedeli, e cila e ka këshilluar 18-vjeçarin e Milanit që të mos i largohet shkollës, pavarësisht karrierës së ndritur që mund të ketë përpara.

“Përderisa sistemi është i tillë, secili bën zgjedhjet që i mendon më të drejta”.

“Mundësia për riprovim është menduar pikërisht për rastet kur një nxënës merret edhe me të tjerë aktivitete, përveç shkollës, dhe sporti është një prej tyre”.

“Gianuligit i këshilloj që të përqendrohet te karriera që sapo ka nisur, por duke mos anashkaluar shkollën, pasi arsimi është pjesë e rëndësishme e jetës”, ka thënë ministrja Fedeli.

Edhe tifozët i kanë dal në mbrojtje Donnarummas.

Ka edhe nga ata që e kanë marrë me sportivitet duke “akuzuar” drejtoreshën e shkollës si tifoze të Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version