Portieri italian i Milanin, Gianluigi Donnarumma, këtë vit i ka siguruar hiq më pak se 10 pikë skuadrës së tij.
Ishte minuta e 62-të e ndeshjes Milan-Pescara, ku pas nj gjuajtje të fuqishme të Ledian Memushajt, portieri i ri italian bëri një mrekulli.
https://www.youtube.com/watch?v=oL5i05D2TkY
Një aksion thuajse identik ishte edhe ai i një jave më parë, në “San Siro”, kur “Gigio”, siç e thërrasin i ishte përgjigjur një gjuajtje të Samih Khediras në minutën e 96 të takimit, që përfundoi sërish 1-0 për Milanin. Tri pikë të arta ndaj Juventusit.
Gjithçka nis nga ndeshja me Torinon në javën e parë, kur “Gigio” priti penalltinë e Belottit në minutën e 96. Milani fitoi 3-2.
https://www.youtube.com/watch?v=6NZOR79Hl-M
Ndeshja më e çuditshme ishte ajo me Sassuolon, ku Milani ktheu rezultatin nga 3-1 në 4-3. Por pas golit të avantazhit të shënuar nga Paletta, Sassuolo mund të barazonte me Politanon, por gjiganti i portës i tha ‘jo’ në sekondat e fundit të ndeshjes.
Ndaj Lazios, përpara golit të Bacca, “Gigio” kishte pritur disa raste. Një gjë e ngjashme edhe në “Marassi” kundër Sampdorias, një javë më pas.
Bacca i fitoi tri pikë, por Donnarumma u kishte mohuar golat Torreiras dhe Barretos. Me Fiorentinan ishte Ilicic që gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, ndërsa “Gigio” bëri një pritje fenomenale ndaj Borja Valero.
22 pikët e siguruara deri më tani nga skuadra e Montellas, plot 10 pikë mbajnë firmën e portierit 17-vjeçar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PxJazspXM38