Site icon Telegrafi

Donnarumma ka premtuar se do ta bëjë tatuazh emblemën e Milanit edhe pse u vërshëllye nga tifozët në rikthimin në San Siro

Gianluigi Donnarumma ka premtuar se do të bëjë tatuazh emblemën e Milanit në krah, pak ditë pasi u vërshëllua nga tifozët e Rossonerëve në rikthimin në San Siro me Italinë.

Portieri 22-vjeçar bëri 251 paraqitje për klubin italian, pasi kishte bërë debutimin në vitin 2015, gjersa në verën e këtij viti u largua si i lirë në drejtim të Paris Saint-Germain.

Vendimi i tij u kritikuar nga tifozët e Milanit, e që kjo gjë u shfaq edhe në Ligën e Kombeve, në takimin e Azzurëve me Spanjën.

Çdo prekje e topit nga ai, u vërshëllye nga tifozët dhe një pamje e tillë vazhdoi gjatë gjithë takimit.

Në një intervistë për shoun televiziv ‘Le lene’, Donnarummas iu vizatua emblema e Milanit që qëndron vetëm përkohësisht.

Gazetari më pas pyeti: “Kur të arrini në Paris, shkoni te një artist tatuazhi dhe e bëni atë të përhershëm?” para se Donnarumma të përgjigjej: “Do të shohim, do të shohim … Ok, mirë atëherë!”.

Në të njëjtën intervistë, Donnarumma tha se “gjithmonë do ta dojë” klubin e Serie A dhe “gjithmonë do të ketë një zemër Rossonero” pas kalimit të tij në Paris Saint-Germain në verë.

“Vërshëllimat drejtuar drejt meje në San Siro? Është normale të jesh i mërzitur”, shtoi ai.

“Unë jam rritur këtu dhe kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit. Tetë vjet nuk harrohen lehtë”, ka shtuar më tej gardiani.

Donnarumma e arsyetoi kalimin te PSG se dëshiron të fitojë trofe, por tifozët Rossonerë nuk u pajtuan me largimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version