Site icon Telegrafi

Donnarumma gjithmonë ka dashur të qëndrojë, pohon drejtori i Milanit

Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

Gianluigi Donnarumma gjithmonë ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Milani.

18 vjeçari ka rinovuar kontratën e tij me klubin në korrik, duke ju përkushtuar klubit Rossoner deri në vitin 2021.

Por, situata me tifozët u acarrua kur dolën spekulimet se ai dëshiron largimin.

“Shumat që Milani i ka shpenzuar në tregun e transferimeve nuk janë të tepruara”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

“Të gjithë flasin për shpenzime enorme, por unë dëshiroj që të merrem me analizë. Ne nuk e kemi mbi-paguar askënd dhe nuk kemi për të dhënë asnjë sqarim”.

“Ne kemi arritur që të rinovojmë me lojtarë si Donnarumma, Cutronet, Calabria dhe Plizzari”.

“Gigio ka rinovuar dhe ai ka shprehur dëshirën që të qëndrojë te Milani. Ne do ët ishim të kënaqur nëse ai do të përfundonte karrierën këtu”.

“Momentin kur ai nuk dëshiron që të qëndrojë, atëhdrë ne do ta lirojmë. Askush nuk qëndron pa dëshirë”, u shpreh Mirabelli. /Telegrafi/

Exit mobile version