Telegrafi

Donnarumma me gafë amatore ndaj Udineses, dështon në dalje dhe pranon gol

Gianluigi Donnarumma ka bërë një gafë amatore gjatë ndeshjes që Milani po e zhvillon ndaj Udineses.

Udinese ka gjetur golin e epërsisë ndaj Milanit pas vetëm shtatë minutave loje.

Goli i mysafirëve erdhi falë një gafe të madhe nga portieri italian, Donnarumma.

Donnarumma dështoi në dalje duke lënë portën bosh.

Jens Stryger Larsen shënoi pa shumë probleme për epërsinë 0-1. /Telegrafi/