Telegrafi

Donnarumma me gabim trashanik, Benzema ndëshkon PSG-në

Është barazuar ndeshja mes Real Madridit dhe PSG-së në 1-1.

Pjesa e parë ishte mbyllur me epërsinë e mysafirëve, ku Kylian Mbappe shënoi për 1-0.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për PSG-në që rrezikonte më shumë.

Por Real Madridi arriti të barazojë rezultatin në minutën e 61-të.

https://twitter.com/UCLFans4/status/1501669563791986694

Një gabim i Gio Donnarummas bëri që Karim Benzema të përfitojë për 1-1.

Ndeshja tashmë është ndezur dhe Real Madridi po kërkon golin e epërsisë. /Telegrafi/