Presidenti i AC Milanit, Silvio Berlusconi ka konfirmuar se portieri i skuadrës së tij, Donnarumma nuk do të largohet nga “San Siro”.
“Gardiani” italian ka shfaqur formë mjaft të mirë tek “Rossonerët”, dhe falë paraqitjeve të mira, ai tashmë është në gjurmët e shumë klubeve evropiane.
Por, Berlsuconi iu ka dhënë përgjigje klubeve të interesuara për talentin italian.
“Nuk e shesim, ai do të jetë portier i Milanit në 15 vitet e ardhshme”, ka thënë Berlusconi.
Ndryshe, Donnarumma nga njohësit e futbollit konsiderohet si Buffoni i ardhshëm i Italisë.