Telegrafi

“Donnarumma e do Milanin”

Vincenzo Montella beson se Gianluigi Donnarumma e dashuron Milanin dhe tashmë një shtyllë për skuadrën e tij.

Donnarumma është vendosur si portier numër 1 i Milanit dhe zëvendësues i Giannluigi Buffonit te Italia, pavarësisht se ka bërë vetëm 18 vjet në shkurt.

Por, e ardhmja e tij ende është e pasigurt pasi shumë skuadra po e kërkojnë dhe kontrata e tij vlen vetëm deri më 2018.

Lexo po ashtu Mourinho e do Donnarumman

“Ai është një djalosh i ri dhe i rënë në dashuri me Milanin, këtë mund ta shihni”, ka thënë fillimisht Montella për Premium Sport.

“Pas kësaj ka situata të tjera. Ai tashmë është një lojtar i rëndësishëm për Milanin”.

“Sigurisht, ai është një shtyllë për këtë ekip”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/