Site icon Telegrafi

Donnarumma disa javë do t’i mungojë Milanit

Gianluigi Donnarumma (Foto by Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma pritet të jetë jashtë fushave të blerta për disa javë pas dëmtimit të kofshës së këmbës.

Sporti Mediaset dhe Sky Sport Italia raportojnë sot se portieri italian pësoi një dëmtim fleksor në kofshën e djathtë, me ç’rast u detyrua të largohet 11 minuta pas fillimit të takimit.

Gjithashtu edhe Lucas Paqueta do të duhet të kryej më shumë teste pas lëndimit të kyçit të këmbës së djathtë dhe rrezikon që më gjatë të mos jetë në shërbimet e Gennaro Gatussos.

Lexo po ashtu Milan 1-1 Udinese, notat e lojtarëve: De Paul lojtar i ndeshjes

Sa për Andrea Contin, Sky pretendon lojtari do të humbas vetëm ballafaqimin me Juventusin, duke kaluar tashmë ndeshjen kundër Udineses.

Rossonerët gjithashtu kanë një ndeshje të vështirë ndërkohë me Lazion, e cila po kërkon një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, Milani zë pozitën e katërt të renditjes tabelore me 52 pikë, katër më tepër se lacialët. /Telegrafi/

Exit mobile version