Site icon Telegrafi

Donnarumma dhe Paqueta rikthehen nga lëndimet, të gatshëm për ndeshjen ndaj Parmas

Lucas Paqueta dhe Gianluigi Donnarumma janë kthyer në skuadrën e Milanit për t’u përballur me Parman në Serie A të shtunën nga ora 12:30.

Paqueta dhe Donnarumma nuk kanë luajtur që nga barazimi 1-1 i Milanit me Udinesen më 2 prill, ku të dy morën lëndime.

Sidoqoftë, ata kanë kaluar këto lëndime dhe janë rikthyer në listën e të ftuarve dhe urdhrat e trajnerit Gennaro Gattuso.

Lexo po ashtu Milani konfirmon lëndimet e Dunnarummas dhe Paquetas

Sikurse portieri, ashtu edhe mesfushori do të kthehen në Tardini, ku Rossonerët do të udhëtojnë për ndeshjen ndaj Parmas.

Të ftuarit e Milanit për përballjen ndaj Parmas:

Portierët: Donnarumma A, Donnarumma G, Reina;

Mbrojtësit: Abate, Calabria, Caldara, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Zapata;

Mesfushorët: Bakayoko, Bertolacci, Biglia, Kessie, Paqueta;

Sulmuesit: Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso

/Telegrafi/

Exit mobile version