Telegrafi

Donnarumma: Refuzova gjithçka për Milanin, duhet të rikthehemi në Ligën e Kampionëve

Serie A do të filloj këtë vikend me ndeshje shumë interesante.

Gjiganti italian, Milan do të luaj ndeshjen e parë në udhëtim tek Crotone.

Ndërkohë portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma është rrëfyer për ofertat që kishte refuzuar t’i qëndrojë besnik Milanit.

“Kam pasur oferta të rëndësishme dhe refuzova gjithçka për dashurinë ndaj Milanit”.

“Është shumë normale që në moshën 18-vjeçare të lindin dyshime. Kaloi një muaj pasi doja të merrja vendimin me qetësi. Ndaj Kraikovës nuk dija si do të më prisnin tifozët, por kur dëgjova duartrokitjet ishte gjëja më e bukur”, deklaroi italiani.

Tutje numri një i ‘Rossonerëve’ deklaroi se skuadra e tij duhet të rikthehet në Ligën e Kampionëve, derisa foli edhe për konkurrentet për titull të kampionit.

“Duhet të kthehemi në Ligën e Kampionëve, ky është objektivi ynë. Shpresojmë ta nisim mbarë kampionatin. Për titullin kampion janë Juventus, Roma, Napoli. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Donnarumma. /Telegrafi/