Site icon Telegrafi

Donjetës ja morën fitoren

Përfaqësuesja e Kosovës është duke marrë pjesën në Kampionatit Evropian në Boks në konkurrencën e femrave për juniorë që po mbahet në Itali.

Federata e Boksit të Kosovës (FBOXK), përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Donjeta ka humbur duelin me kundërshtaren franceze, por sipas këtij njoftimi, Donjetës i është bërë padrejtësi nga ana e arbitrave të këtij meçi.

“Edhe pse menduam se Donjeta ishte më e mirë se kundërshtarja franceze, Leo, megjithatë, gjyqtarët menduan ndryshe dhe fituese e shpallen franceze, kështu Donjeta humbi shansin për të fituar medalje të bronztë”, është thënë në njoftimin e FBOXK-së.

Sipas këtij njoftimi, Donjeta edhe pse pa përvojë, sepse ishte duelit i dytë në karrierën saj, megjithatë, ajo tregoi boks cilësor në të tri rundet. Sipas FBOXK-së me paraqitjen që tregoi Donjeta, dëshmon se atë e pret një e ardhme e ndritshme.

Nesër duke filluar në orën 18:00, në ring do të ngjitet garuesja tjetër e Kosovës, Albulena Gubetini ku do të ndeshet me turken, Galiskan Sema, meç ky që zhvillohet për medalje të bronztë. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version