Donjeta Sadiku ka arritur edhe një sukses të madh në boks, duke arritur të stoliset me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.
Boksierja jonë pësoi humbje në gjysmëfinale nga kampionia olimpike Tokio 2020 Kellie Harrington e Irlandës, kategoria -60 kg e Kampionatit Evropian, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Në një meç të fortë dhe thuajse të barabartë, Donjeta u mposht nga irlandezja, Harrington që kaloi në finale me rezultatin 5:0.
Në fakt dy boksieret në ring kanë shkëmbyer goditje vazhdimisht dhe paraqitja e Donjetës nuk dukej për humbje me atë rezultat.
Donjeta më herët këtë vit ka fituar edhe medalje të bronztë botërore.
🚨🚨 Finalist Alert🚨🚨#TeamIreland Olympic champion, 60kg Kellie Harrington, has claimed her place in the Women's European Championship finals following a 5-0 win over Kosovo.
She'll contest her final tomorrow afternoon🥊 pic.twitter.com/1kZdZzE0gl
— IABA (@IABABOXING) October 21, 2022
Boksjerja jonë mori dy fitore, ku fillimisht e mposhti Marinela Canin, boksieren shqiptare që përfaqëson Greqinë.
Në duelin e dytë fitoi ndaj rumunes Andreea Loredana Marin. /Telegrafi/